Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëri-Maqedoni, 15 minutat e fundit luhen sot në orën 14:00

Shqipëri-Maqedoni, 15 minutat e fundit luhen sot në orën 14:00
September 06
09:24 2016

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila u ndërpre mbrëmjen e djeshme në minutën e 75-të për shkak të një stuhie shiu, do të rinisë sot në orën 14:00.

Pas sugjerimeve të të dyja Kombëtareve, FIFA vendosi që 15 minutat e fundit të takimit, të vlefshëm për fazën eliminatore të Botërorit të 2018-s në Rusi, të luhen që sot.

Kujtojmë se ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte i barabartë 1 me 1, pas golave të Armando Sadikut dhe Ezgjan Alioskit.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se në 15 minutat që do të zhvillohen sot, hyrja në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër do të jetë e lirë për të gjithë. /Blitz.al/

Shperndaje