Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëri-Izrael, De Biazi shpall listën e lojtarëve të grumbulluar

Shqipëri-Izrael, De Biazi shpall listën e lojtarëve të grumbulluar
November 07
12:09 2016

Trajneri i Kombëtares ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin e Shkodrës.

Në këtë takim do të jenë 23 futbollistë dhe në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme, De Biazi ka bërë publik gjithashtu emrat e lojtarëve që do të ngelen jashtë. Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Ergys Kaçe, Shkëlzen Gashi nuk do të jenë në këtë takim.

“Skuadra që kemi përballë është e fortë, ka lojtarë cilësorë, vetëm kush mendon për futbollin në mënyrë jo profesionale mendon që mund ta mundim me lehtësi. Është një ndeshje e fortë që do tentojmë ta fitojmë, përballë kemi një skuadër me lojtarë të nivelit ndërkombëtar. Duhet të kemi shumë kujdes”,- tha trajneri De Biazi./Blitz.al/

lista

Komento
Shperndaje