Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqetësohen te Milan, Romagnoli nuk ia del për derbin

Shqetësohen te Milan, Romagnoli nuk ia del për derbin
November 20
13:50 2016

“Mrekullia” nuk ndodhi! Alessio Romagnoli largohet nga grumbullimi i skuadrës së Milan-it dhe kështu nuk do të jetë pjesë e lojës së mbrëmjes së sotme mes Milan e Inter.

Problemi muskulor i lindur pak ditë më parë është më i rëndë sesa dukej e për këtë trajneri Montella nuk ka dashur ta rrezikojë mbrojtësin italian.

Një vendim ky nga Montella duke menduar për të ardhmen, duke qenë se në vazhdim, krahas ndeshjeve të kampionatit, Milan-it do t’i duhet të përballet edhe një herë me Juventus-in më datë 23 dhjetor për Superkupën e Italisë, ku cilësitë e mbrojtësit të ri do t’i duhen pa asnjë diskutim.

Një mungesë e rëndësishme kjo për kuqezinjtë në një sfidë kaq të rëndësishme si derbi, por zëvendësuesi është gati. Gustavo Gomez është më i karikuar se kurrë për të luajtur përkrah Paletta-s e për t’u treguar të gjithëve vlerat e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje