Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shorteu i Ligës së Kombeve: Shqipëria përballë 2 skuadrave!

Shorteu i Ligës së Kombeve: Shqipëria përballë 2 skuadrave!
January 24
15:08 2018

 

Ditën e sotme është hedhur shorteu i Ligës së Kombeve në Lozanë të Zvicrës, ku janë ndarë ligat dhe skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën deri në Qershor të vitit të ardhshëm.

Shqipëria është zgjedhur në Ligën e Katërt, në grupin e parë kundër dy skuadrave, Izraelit dhe Skocisë.

Për këtë shorte, Presidenti i FSHF-së është shprehur me rezerva: “Ky format ka balanca sportive. Në Ligën C janë skuadra të njëjtit nivel. Do dëshiroja të kishim një grup me katërt për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu sepse është e fortë dhe është larg. Sportistët mund të lodhen. Me 2 kundërshtar është akoma më fortë. Asnjë nuk ka 3 piksha të sigurtë, çdo gjë mund të ndodhi. Uroj që të jemi në të parët”

“Rastësisht ndeshja e Norvegjisë do ti shërbejë trajnerit për kundërshtarët që ka. Norvegjia dhe Skocia janë në të njëjtin nivel. Në qershor do të zhvillojmë edhe 2 ndeshje të tjera. Duam të arrijmë diçka nga ky kompeticion. Uroj që përsëri të jemi pjesë e Europianit. Shorti i Kosovës? Mu duk short vërtet i mirë. Kosova i ka të gjitha shanset për të qenë e para e Grupit”, – ka thënë Duka. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje