Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokon Wesley Sneijder: Ëndrra ime e fëmijërisë, Milan…

Shokon Wesley Sneijder: Ëndrra ime e fëmijërisë, Milan…
November 20
11:41 2016

Këto fjalë të ish-heroit të tyre, Wesley Sneijder, tifozët e Inter-it as në ëndrrat më të këqija nuk mund t’i kishin imagjinuar!

Numri 10 i fundit i cili ka ngritur një kupë të Champions League-s dhe një prej protagonistëve të tripletës së famshme, Sneijder rikthehet të flasë për aventurën e tij në Milano dhe për ndarjen aspak të qetë nga skuadra.

“Tek Inter dhashë gjithçka, luajta me zemër por nuk përfundoi mirë. U ndjeva “i shkelur””, – shprehet 32-vjeçari në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

“Ëndrra ime që kur kam qenë i vogël është të luaj te Milan, prandaj, nëse një ditë do të kthehem në Itali, dua të luaj te kuqezinjtë”, – vazhdon më tej holandezi, i cili me siguri ka vulosur “divorcin” përfundimtar me tifozët e Inter-it pas këtyre fjalëve.

Ai gjithashtu është shprehur se Inter-i i vërtetë mori fund në momentin që Massimo Moratti vendosi të largohej nga skuadra.

A do të ndikojë kjo deklaratë në derbin e Milano-s në mbrëmjen e sotme? Të presim… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje