Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shfryn Pep Guardiola: “Nuk më lëndoni mua, por skuadrën”

Shfryn Pep Guardiola: “Nuk më lëndoni mua, por skuadrën”
May 07
12:08 2016

Gazeta gjermane “Bild” pretendon se trajneri Pep Guardiola është shfaqur shumë i nervozuar me stafin mjekësor të Bayern-it të martën e kaluar, menjëherë pas eliminimit nga Champions League.
Filet se ai ka akuzuar fizioterapistët e ekipit se kanë harxhuar shumë kohë për t’i sjellë lojtarët në gjendjen optimale.

Guardiola, i cili do të largohet në fund të sezonit drejt Anglisë, mendon ndryshe:

“Kushdo që ka folur e ka bërë për të më goditur mua”.

Spanjolli, i cili është në prag të fitimit të kampionatit të 3-të rresht në Gjermani, në konferencën për shtyp të ditës së djeshme ka pranuar edhe se shpesh kanë rrjedhur informacione jashtë dhomave të zhveshjes.

“Zakonisht ajo që ndodh brenda dhomave mbetet aty. Por ky nuk do të jetë më problemi im duke filluar nga sezoni i ardhshëm, por i Bayern-it.
Është normale që unë t’u flas lojtarëve apo stafit tim e t’i shpreh mendimet, ama ka njerëz të cilët flasin sepse duan të më lëndojnë mua. Në të vërtetë nuk më lëndojnë mua, por të gjithë skuadrën dhe shoqërinë”, – shprehet Pep.

Në fund, e mbyll me fjalët:

“Kam dhënë maksimumin këtu. Në qoftë se thoni se duhej të kisha fituar trofeun e Champions League, atëherë kam dështuar. Vazhdoni shkruani që kam dështuar”.

 

Etiketimet
Shperndaje