Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherr pas ndeshjes, vendoset pezullimi 10 ditor për Khabibi dhe McGregor

Sherr pas ndeshjes, vendoset pezullimi 10 ditor për Khabibi dhe McGregor
October 12
17:13 2018

Javën e kaluar një incident ka ndodhur pas ndeshjes së zhvilluar nga UFC mes Conor McGregor dhe Khabibi Nurmagomedov. Pasi mundi irlandezin Khabibi kërceu jashtë kafazit dhe ka goditur shokun e skuadrës së Conor.

Komisioni i atletikës së Nevadas ka vendosur që të dënojë edhe shokët e skuadrës së Khabibi-it por ai i ka kërcënuar ata nëpërmjet një postimi në Instagram, duke u shprehur se në qoftë se ata dënohen ai do të largohet!

Por ditën e sotme komisioni i Atletikës ka vendosur ti dënojë ata me një pezullim 10 ditor i cili fillon nga data 15 tetor e në 24 tetor do të merret vendimi përfundimtar për të./Blitz.al/

Komento
Shperndaje