Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA, alarm për sulme të Al Qaeda-s në prag të zgjedhjeve…

SHBA, alarm për sulme të Al Qaeda-s në prag të zgjedhjeve…
November 04
19:39 2016

Shërbimet inteligjente amerikane kanë dhënë alarmin  për sulme të mundshme terroriste, të hënën më 7 nëntor.

Dyshohet se Al Qaeda mund të ketë planifikuar sulme në 3 shtete amerikane, të cilat mund të jenë New York, Texas dhe Virginia.

“Jemi të vetëdijshëm për informacionet. Po punojmë me FBI-në dhe antiterrorizmin”, – konfirmon policia e New York-ut, për rrezikun që has edhe maratona tradicionale vjetore që do të zhvillohet në datën 6.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë edhe në shënjestrën e “hacker”-ave rusë, të cilët në ditën e zgjedhjeve mund të vendosin në rrezik sistemin elektronik. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje