Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sërish Maradona: “Icardi në Kombëtare falë J. Zanetti-t. Wanda Nara telefononte 3 herë në ditë…”

Sërish Maradona: “Icardi në Kombëtare falë J. Zanetti-t. Wanda Nara telefononte 3 herë në ditë…”
September 05
12:44 2017

Ligat më të rëndësishme të futbollit botëror janë në një periudhë pushimi këto ditë, duke qenë se futbollistët janë të impenjuar me kombëtaret e tyre, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror të Rusisë të vitit 2018.

Një nga lajmet më të bujshme të javës së kaluar ishte mosgrumbullimi i sulmuesit të Juventus-it Gonzalo Higuain nga trajneri i ri i Kombëtares së Argjentinës, për ta zëvendësuar atë me rivalin e tij në Serinë A italiane, Mauro Icardi. Trishtim te bardhezinjtë, por festë për interistët që prej kohësh e prisnin këtë grumbullim.

Ndër personazhet e botës së futbollit, të cilët e vlerësojnë shumë Icardin, ka edhe nga ata si Diego Armando Maradona, të cilët nuk kanë një mendim aspak pozitiv. Që prej “trekëndëshit” të dashurisë Maxi Lopez-Wanda Nara-Icardi, Maradona ka qenë gjithnjë agresiv ndaj sulmuesit të ri.

Ai ka dhënë një tjetër intervistë së fundmi, ku shprehet se lënia në shtëpi e Higuain për Icardi-n ishte një gabim dhe se interisti është grumbulluar vetëm falë Javier Zanetti-t.

“Të mos grumbullosh Higuain do të thotë të lësh të të ikë një mundësi e madhe. Aq më tepër kur mendon se e ke zëvendësuar me Icardi-n, sikur të kishe gjetur Batistuta-n e ri. Mauro është në Kombëtare sepse ka Javier Zanetti-n si përfaqësues”, – shprehet legjenda e futbollit botëror, duke rikonfirmuar mendimin e tij. Më tej, ai shton:

“Duke folur me Edgardo Bauza-n (ish-trajner i Argjentinës), më rrëfeu se një ditë kishte marrë 3 telefonata nga Wanda Nara, bashkëshortja e Icardi-t. Ai më tha i habitur: Nga e gjeti ajo numrin tim?” – insiston Maradona në mikrofonin e DirecTV Sports, duke mos kursyer aspak sulmet për dyshen e famshme.

Komento
Shperndaje