Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Serie A – Sonte supersfida Milan-Juventus. Ja formacionet e mundshme…

Serie A – Sonte supersfida Milan-Juventus. Ja formacionet e mundshme…
October 22
12:14 2016

221 ndeshje zyrtare: 66 fitore të Milan-it, 72 barazime, 83 fitore të Juventus-it.

Sot në mbrëmje do të luhet përballja klasike e Serisë A italiane, Milan-Juventus në stadiumin “Giuseppe Meazza”, rezultati i së cilës, në këtë fazë të kampionatit, do të vendoste jo pak për ecurinë.

Bardhezinjtë kryesojnë klasifikimin me 21 pikë, ndërkohë që “Djalli” renditet i dyti me 16 pikë.

Allegri rikthehet në “San Siro” si ish-trajner i Milan për të 3-n herë, me 2 sfidat e vitit të kaluara në favor të tij.

Ndërkohë që Juventus vjen si kampion i Italisë prej 5 vitesh tashmë, Milan-i i Montella-s do të kërkojë të bëjë surprizën me të rinjtë e skuadrës së këtij viti, të cilët duken se kanë fituar besim në vete, duke arritur edhe rezultate pozitive.

Këto janë formacionet e mundshme që priten të zbresin sonte në fushë:

Milan (4-3-3): Donnarumma; Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Locatelli, Bonaventura; Suso, Bacca, Niang.

Juventus (3-5-2): Buffon; Benatia, Bonucci, Barzagli; Dani Alves, Khedira, Hernanes, Pjanic, Alex Sandro; Higuain, Dybala.

Komento
Shperndaje