Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Serie A – Higuain hyn në histori, 36 gola në një sezon

Serie A – Higuain hyn në histori, 36 gola në një sezon
May 15
09:53 2016

Ky sezon në Serie A është cilësuar si një ndër më të mirët në karrierën e sulmuesit Gonzalo Higuain, ama 3 golat e shënuar dje në ndeshjen Napoli-Frosinone të përfunduar me rezultatin 4 me 0 e shndërrojnë atë në një legjendë të futbollit italian.

36 gola të shënuar një një kampionat të vetëm e pozicionojnë argjentinasin në krye të listës së golashënuesve të historisë, duke lënë kështu pas Gunnar Nordahl (35), i cili ruante rekordin prej 66 vitesh.

Ishte sezoni i largët 1949-1950 kur talenti suedez i Milanit, Nordahl, në vitin e dytë të tij si kuqezi arriti të shënonte 35 gola në 37 ndeshje.

Higuain, i cili në dy vitet e kaluara në Serie A shënoi respektivisht 17 e 18 gola, krahas rekordit në Itali ka arritur të thyejë edhe rekordin personal të shënimeve, duke qenë se me spanjollët e Real Madrid kishte arritur deri në 29 gola.

“Jam shumë i lumtur. Falenderoj familjen time, klubin, shkoët e skuadrës, stafin teknik, të gjithë sepse ata më kanë ndihmuar të arrij këtë rekord.
Falenderoj edhe trajnerin Sarri të cilin e kam dëgjuar gjithmonë. Ai ka shumë merita në arritjen time. Ndihem krenar për këtë ama le të festojmë edhe për sigurimin e paraqitjes në Champions League!” – shprehet argjentinasi për ‘Mediaset premium’.

Komento