Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Seria A – nga shtatori nis testimi i moviolës në fushë

Seria A – nga shtatori nis testimi i moviolës në fushë
April 14
18:31 2016

Rreth një muaj pasi u dha “ok” për përdorimin e të ashtuquajturës moviolë në fushë, Federata Italiane e Futbollit do të jetë ndër të parat që do të bëjë testimet në Serinë A.

Kërkesa e kreut të federatës Carlo Tavecchio u pranua menjëherë, kështu që duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të nisë faza e provës e testit “Video Assistant Referees”.

Qëllimi është që prova të bëhet pikë referimi edhe për federatat e tjera dhe për mbarë botën e futbollit.

“Kemi qenë ndër të parët që kemi mbështetur përdorimin e teknologjisë në fushë”, – shprehet Tavecchio.  “Mendojmë se i kemi të gjitha të dhënat e duhura për të dhënë kontributin tonë në këtë eksperiment të rëndësishëm. Duhet thënë se edhe në futboll teknologjia do të përmirësojë gjithë sistemin, gjithnjë pa cenuar rëndësinë e arbitrit dhe rrjedhshmërinë e lojës”.

Kujtojmë se kjo përfshirje e teknologjisë vjen edhe pas rezultateve të suksesshme të “Goal line technology”.

Komento