Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Seria A italiane, konkretizohet kalendari. Menjëherë Juventus-Fiorentina!

Seria A italiane, konkretizohet kalendari. Menjëherë Juventus-Fiorentina!
July 23
09:43 2016

Sezoni i ri futbollistik 2016-2017 i Serisë A italiane ka marrë formë!

Ditën e djeshme është përcaktuar kalendari zyrtar i ndeshjeve që do të luhen duke filluar nga data 20 gusht 2016, deri më 28 maj 2017.

Do të nisë menjëherë me vrull kampionati për kampionët e Juventus-it, të cilët në javën e parë do të presin në shtëpi Fiorentina-n.
Napoli do të përballet me ekipin e sapoardhur nga Seria B, Pescara, ndërsa Milan do të presë Torinon, ndërkohë që Inter do të përballet me Chievo-n.

Derbi i shumëpritur i Milano-s është caktuar në javën e 13-ë, Milan-Juventus në javën e 9-ë, kurse Inter-Juventus që në javën e 4-t.

Për të parë të gjitha përballjet, shihni kalendarin në galerinë e mësipërme.

Etiketimet
Shperndaje