Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sergio Ramos i hedh benzinë zjarrit përpara “El Clasico”, kërkon hakmarrje (foto)

Sergio Ramos i hedh benzinë zjarrit përpara “El Clasico”, kërkon hakmarrje (foto)
March 31
16:36 2016

Barcelona ka shpartalluar Realin në përballjen e fazës së parë me rezultatin 4-0, rezultat që ka dhembur jo pak si te tifozët e kësaj skuadre, ashtu edhe te lojtarët. Lideri i mbrojtjes madrilene, Sergio Ramos, ka dhënë një intervistë për Real Madrid TV, ku shprehet se klubi madrilen do të kërkojë hakmarrje.

“Në përballjen e fazës së parë na mundën thellë, nuk kemi çfarë të humbasim më. Do të luajmë pa stres në “Camp Nou” të shtunën, jam i bindur se jemi një ekip shumë i fortë dhe këtë radhë do të marrim hak.
“Jemi një ekip që shënon shumë dhe jemi te “uritur” të shënojmë akoma më shumë ndaj rivalit tonë më të urryer, Barcelonës. Motivimi do të jetë në maksimum dhe besoj se do të arrijmë të marrim hak”.

Komento
Shperndaje