Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sergio Aguero, gjithnjë e më larg Manchester City-t. Milan vëzhgon situatën…

Sergio Aguero, gjithnjë e më larg Manchester City-t. Milan vëzhgon situatën…
October 24
17:19 2016

Merkato e janarit është gati të ndizet për argjentinasin Sergio Aguero!

Sipas “Daily Express”, marrëdhënia mes Pep Guardiola-s dhe sulmuesit argjentinas ka arritur limitet dhe për këtë, trajneri ka vendosur ta largojë.

Në këtë situatë janë të shumta skuadrat e mëdha europiane, të gatshme të hedhin hapat drejt “El Kun”, mes të cilave renditet edhe Milani. Drejtuesit kinezë kërkojnë të ndërtojnë një Milan të ri e për këtë i nevojitet një lojtar i madh për të përmirësuar imazhin.

Gjithsesi, për momentin është thjesht një ide, edhe pse nëse Manchester City arrin të sigurojë Pierre-Emerick Aubameyang në janar, e ardhmja e Aguero-s është jashtë Manchester-it.

“El Kun” ka një vlerë rreth 60 milionë euro dhe një pagë prej 13,5 milionësh, gjë që ua vështirëson punën ekipeve të tjera. Për momentin në krye të listës së atyre që dëshirojnë argjentinasin është Paris Saint Germain e më pas Milan që kërkon të shfrytëzojë paratë e freskëta të pronarëve të rinj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje