Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sepp Blatter: Largimi nga FIFA më bëri të vuaj! Ndërgjegjen e kam të pastër

Sepp Blatter: Largimi nga FIFA më bëri të vuaj! Ndërgjegjen e kam të pastër
April 21
18:37 2016

“Në fillim, largimi nga FIFA më ka bërë të vuaj, ama sot jo më!”  – ka deklaruar ish presidenti i institucionit më të lartë të futbollit botëror, Joseph Blatter.

Ai është rikthyer të flasë rreth skandalit që ka prekur federatën dhe për 6 vitet skualifikim që iu dhanë, gjatë prezantimit të autobiografisë së tij, në Zyrih.

“Mund të ‘bashkëjetoj’ me gjithçka ka ndodhur pasi e kam ndërgjegjen të pastër dhe nuk kam bërë asgjë të gabuar.” – shton Blatter.

Kujtojmë se ish drejtuesi zviceran u dënua nga Komisioni i Etikës për çështjen e pagesave të parregullta drejt Michel Platini!