Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

San Marino – Mullerit: Futbolli, jo prona juaj. Ju gjermanët nuk do të ndryshoni kurrë!

San Marino – Mullerit: Futbolli, jo prona juaj. Ju gjermanët nuk do të ndryshoni kurrë!
November 13
23:34 2016

San Marino i është kundërpërgjigjur futbollistit gjerman Thomas Müller, i cili tha pas fitores së thellë me San Marinon se ndeshje të tilla nuk i shërbejnë askujt, veçse për t’i dëmtuar fizikisht.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e zëdhënësit të federatës sanmarinase, duke e cilësuar Müller si prepotent e të zi në shpirt.

“Futbolli nuk është prona juaj, por e të gjithë atyre që e duan atë dhe doni apo nuk doni ju, jemi edhe ne.

Ekzistojnë akoma djem që ndjekin ëndrrat e tyre dhe jo tuajat. Ju gjermanët nuk do të ndryshoni kurrë, historia nuk ju ka mësuar akoma se forca nuk është garanci e fitores. I dashur Muller, kjo ndeshje i shërbeu një vendi të madh sa një sektor i stadiumit të Bayern Munich për të dalë në gazeta për një motiv të mirë, sepse çdo ndeshje futbolli është një motiv i mirë; i shërbeu mikut tënd Gnabry për të debutuar me kombëtaren e për të shënuar 3 gola. I shërbeu ndonjë banori të trishtuar të San Marinos për t’i kujtuar se ne kemi kombëtare. Kjo ndeshje më ka bërë të kuptoj se edhe pse vishni modelin më të bukur të bluzave Adidas nga jashtë, në thellësi jeni të zinj”,- përfundon reagimi i San Marinos./Blitz.al/

Komento
Shperndaje