Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa do të mungojë Coutinho?

Sa do të mungojë Coutinho?
November 28
15:08 2016

Mesfushori brazilian me tipare sulmuese i Liverpool, Philippe Coutinho, u dëmtua të dielën në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Sunderland dhe u detyrua të braktisë fushën e lojës në pjesën e parë.

Lojtari kundërshtar Didier Ndong në përpjekje për të larguar topin goditi këmbën e Coutinho-s.

Pas analizave mjekësore pas ndeshjes ka rezultuar se lëndimi ka qenë i një shkalle mesatare në kyçin e këmbës dhe lojtari do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushës për të paktën 1 muaj.

Përveç Coutinhos, te skuadra e Jurgen Klopp të lënduar janë edhe Adam Lallana, Daniel Sturridge dhe Roberto Firmino, situatë kjo që i shton dhembjet e kokës për teknikun gjerman, në një moment kur Liverpool ndodhet në një situatë shumë të mirë në kampionat, vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Chelsea-t. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje