Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia s’i lejon përdorimin e flamurit dhe himnit, Kosova mund të bojkotojë Europianin e xhudos

Rusia s’i lejon përdorimin e flamurit dhe himnit, Kosova mund të bojkotojë Europianin e xhudos
April 21
12:24 2016

Shteti i Kosovës mund të bojkotojë Kampionatin Europian të Xhudos, për shkak se Rusia, vendi organizator i këtij eventi, nuk lejon përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës në territorin e saj.

“Zëri” raporton se për këtë shkak, delegacioni kosovar i xhudos është i vendosur për të mos lëshuar pe. Trajneri Driton Kuka ka paralajmëruar tërheqjen nga eventi që do të zhvillohet në Rusi nga 21 deri më 24 prill.

“Jemi në Rusi duke pritur lajmin për pjesëmarrje për shtetin tonë të ri! Nese s’na lejohet me siguri s’do marrim pjesë në Evropian! Me ne në foto miku nga shteti amë Shqipëria! Shqipëria dhe Kosova dy shtetet tona që natyrshëm do bashkohen dalëngadalë e në kohën e duhur!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Pavarësisht se Kosova është pjesë e federatës europiane dhe botërore të xhudos, ajo po pengohet nga vendi organizator, Rusia, e cila ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

kosova2

Etiketimet
Shperndaje