Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia lëshon pe, njeh simbolet shtetërore të Kosovës

April 21
13:14 2016

Rusia ka vendosur të lëshojë pe dhe të lejojë pjesëmarrësit nga Kosova që të përfaqësojnë vendin e tyre në Kampionatin Europian të Xhudos. Trajneri Driton Kuka ka postuar në rrjetin social “Facebook” dy fotografi ku shihen garuesit e tij me pajisje sportive, çka nënkupton se garuesve kosovarë u është lejuar përdorimi i simboleve shtetërore në kampionatin që po zhvillohet në në Kazan, nga 21 deri më 24 prill, raporton “Zëri”.

“Në Europian për Kosovën! Ekipi ynë u lejua të prezantojë Shtetin tonë në Europianin që filloi në Rusi!”, ka shkruar Kuka.

Një ditë më parë, ai deklaroi se nëse Rusia nuk do të lejonte pjesëmarrjen e Kosovës në kampionat, delegacioni do të tërhiqej.

Katër garuesit që do kërkojnë medaljen në Kampionatin Europian janë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova.

Etiketimet
Shperndaje