Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rumani-Shqipëri – Ja milionat që do të përfitojnë skuadrat në rast kualifikimi

Rumani-Shqipëri – Ja milionat që do të përfitojnë skuadrat në rast kualifikimi
June 19
16:13 2016

Vetëm pak orë na ndajnë tashmë nga ndeshja vendimtare Rumani-Shqipëri që do të luhet në orën 21.00 në Lyon, rezultati i së cilës do të vendosë nëse Kombëtarja Shqiptare do ta vazhdojë aventurën e saj në këtë Euro 2016, ose jo!

E teksa atmosfera sa vjen e nxehet për atë ç’ka do të shohim në fushën e blertë, dalin në pah edhe shpërblimet në para që do të përfitojnë  të dyja skuadrat në rast kualifikimi.

Sipas asaj që tregon faqa ‘online’ e gazetës Panorama, në rast kalimi të fazës së grupeve, Federata Shqiptare e Futbollit i ka premtuar 2 milionë euro stafit të Kombëtares sonë, nga rreth 10 milionë të cilat do t’i përfitojë nga UEFA. Ky shpërblim është konfirmuar edhe nga menaxheri i Kombëtares Alban Bushi, pak kohë para se të bëhej nisja për në Francë.

Nga krahu tjetër, për të motivuar stafin dhe futbollistët, edhe Rumania do të bëjë të njëjtën gjë, po me një diferencë të vogël; mediat rumune bëjnë me dije se në rast kualifikimi ata do të përfitojnë 2.5 milionë euro.

Beteja e parë e fituar? Le të themi po…

A vlen përmendja e këtyre shifrave për t’i dhënë një motivim ‘esktra’ futbollistëve tanë? Këtë nuk e dimë, por le të provojmë ç’do mundësi…

Komento