Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet portieri Alban Hoxha: Pas penalltisë që prita, më kërkuan të bëj testin antidoping

Rrëfehet portieri Alban Hoxha: Pas penalltisë që prita, më kërkuan të bëj testin antidoping
November 13
14:19 2016

Ka përfunduar me një rezultat të pakënaqshëm për Kombëtaren Shqiptare ndeshja me Izraelin në “Elbasan Arena”. Megjithatë, edhe pse fati nuk ishte me lojtarët tanë, një moment emocionues ka qenë kur portieri zëvendësues, Alban Hoxha, ka pritur penalltinë.

Kjo ka qenë hera e parë që Alban Hoxha aktivizohej me Kombëtaren në një ndeshje eliminatore dhe ai e kishte dëshiruar këtë moment prej kohësh, megjithatë, siç është shprehur vetë portieri për “Supersport”, kjo nuk ka qenë dita e tij më e mirë.

Edhe Hoxha ka menduar se arbitri e ka nxjerrë padrejtësisht portierin Berisha me karton të kuq, sepse ai nuk e ka goditur me kokë futbollistin, por vetëm është afruar siç bëjnë shumë lojtarë në botë. Megjithatë, Hoxha ka treguar se nuk ka mundur të diskutojë shumë pas ndeshjes lidhur me këtë, sepse është thirrur menjëherë për të bërë analizat antidoping.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje