Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rosberg apo Hamilton? Kush do ta fitojë Formula 1 këtë vit?

Rosberg apo Hamilton? Kush do ta fitojë Formula 1 këtë vit?
November 23
12:39 2016

21 gara, 2 pilotë, vetëm njëri do ta fitojë titullin kampion.

Këtë fundjavë, Formula 1 do të përcaktojë kampionin e saj për këtë sezon. Gara është mes Nico Rosberg e Lewis Hamilton, të dy pilotë të skuadrës së Mercedes Benz.

Britaniku Lewis Hamilton fitoi garën e parafundit të Brazilit dhe arriti të shtyjë për në cirkuitin e fundit shpalljen e kampionit të Formulës 1.

Aktualisht tabela e pilotëve kryesohet nga Rosberg me 367 pikë, i ndjekur nga Hamilton me 355.

Duke iu referuar tabelës së pikëve dhe shpërndarjes së pikëve në garën e fundit, që Hamilton të shpallet kampion do të duhet që të dalë i pari dhe Rosberg të përfundojë në vend të katërt ose më poshtë.

Në rast se Rosberg përfundon garën në një prej tre vendeve të para, ai shpallet kampion, pavarësisht rezultatit të shokut të tij të skuadrës.

Pra Rosberg ka më tepër mundësi të shpallet kampion, gjithsesi duhet pritur gara e fundjavës, sepse Formula 1 ka treguar përherë se rezervon surpriza në momentin e fundit.

Gara e fundit e sezonit zhvillohet këtë fundjavë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje