Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rooney: Nuk largohem nga Kombëtarja Angleze edhe për disa vite

Rooney: Nuk largohem nga Kombëtarja Angleze edhe për disa vite
April 04
09:03 2016

Pas një mungese thuajse 2-mujore si shkak i një dëmtimi në gju, kapiteni i Kombëtares Angleze Wayne Rooney shprehet se ai ka ende për t’i dhënë shumë klubit ku luan dhe vendit të tij!

Pavarësisht kësaj mungese, periudhë në të cilën sulmuesit Harry Kane dhe Jamie Vardy kanë treguar vlerat e tyre me Kombëtaren, trajneri Roy Hodgson e ka siguruar sulmuesin e Manchester United se vendi i tij është i sigurt.

“E ndiej se mund të tregoj shumë edhe për disa vite”, – shprehet Rooney në një intervistë të dhënë pak ditë më parë.
“Do të vazhdoj të përpiqem që si fillim të ndihmoj skuadrën të jetë e suksesshme e nëse shënoj gol për këtë qëllim, do të ishte e mrekullueshme. Në këto dy vitet e fundit kam treguar një formë të mirë me Kombëtaren, kam shënuar shumë gola dhe rekordi i golashënuesit më të mirë ishte një arritje e madhe. Por duhet të vazhdoj të shënoj më shumë”, – vazhdon më tej.

30-vjeçari pret të bëhet gati sa më shpejt për t’u rikthyer në sulmin e Manchester United, edhe pse kjo gjë do të bëhet në mënyrë graduale, duke u aktivizuar fillimisht me 21-vjeçarët e ekipit.

Fitorja e fundit kundër gjermanëve kampionë bote i jep shpresa të mëdha Rooney-t për një Euro 2016 të bukur e me rezultate pozitive.