Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ronaldo na befason me deklaratën e tij: Futbolli nuk është privilegji im në jetë

Ronaldo na befason me deklaratën e tij: Futbolli nuk është privilegji im në jetë
November 08
18:10 2017

Dashuria dhe pasioni i Ronaldos-s për futbollin është pak të thuash se është i palimituar, pasi sa herë përmendet portugezi që është një nga futbollistët më të mirë të botës, në mendje njërzve iu vjen puna e madhe që ai ka bërë për të arritur këto nivele. Mirëpo Cristiano tregon se ka zbuluar se futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme ne jetë.

Duke folur për revistën spanjolle “Hola”, gjatë këtij promovimi, Ronaldo mori kohë të shprehet për jetën e tij familjare. Ai pranon se nuk mendon të ketë ndonjë fëmijë tjetër, sapo të lindë fëmija i katërt. “Nuk më duket se kam kohë që të kem një fëmijë tjetër, – tha ai, – por duke parë familjen time të rritet, është sinqerisht privilegji më i madh që kam pasur ndonjëherë. Atësia më ka mësuar gjëra të dashurisë, që kurrë nuk e kam ditur se ekzistonin; më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re mbi atë që ka rëndësi të vërtetë në jetë”.

Ronaldo shpesh publikon videot e vetes dhe djalit të tij duke u argëtuar. Sulmuesi tha se bashkimi i linjës së re të veshjeve i jep një mundësi tjetër për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit: “Cristiano Jr dhe unë me të vërtetë kënaqemi duke u veshur në të njëjtën mënyrë. Ne dëshirojmë të dalim me të njëjtat rroba. Koleksioni i ri do të lejojë shumë më tepër prindër dhe fëmijë të bëjnë të njëjtën gjë. Djali im ishte entuziast në xhirimin e fotografive. Ai paraqitet shumë natyrshëm dhe unë u impresionova duke e  parë teksa tregonte  koleksionin e tij dhe atë që pëlqente.” /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje