Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Roma – Napoli 1-0. Juventusi, kampion për të 5-in vit radhazi

Roma – Napoli 1-0. Juventusi, kampion për të 5-in vit radhazi
April 25
18:01 2016

Skuadra e Massimiliano Allegrit shpallet kampione e Italisë për të pestin vit radhazi.

Falë fitores së ekipit të Romës kundër Napolit të vendit të dytë me rezultatin 1-0 ditën e sotme, Juventusi arrin të festojë titullin 3 javë nga fundi.

Një rrugëtim deri diku i pabesueshëm ky i “Zonjës së vjetër”, e cila pas një nisjeje shumë të dobët të kampionatit arriti të parakalojë me radhë pjesën më të madhe të skuadrave të Serisë A, me një seri rezultatesh pozitive: 24 fitore në 25 ndeshjet e fundit.

Fitorja e djeshme kundër skuadrës së Fiorentinës me rezultatin 2 -1 ishte goditja përfundimtare që bardhezinjtë i dhanë kampionatit, ama duhej pritur edhe rezultati i ndeshjes së sotme për t’i mbyllur llogaritë edhe matematikisht.

Pas ndeshjes së sapopërfunduar, Juventusi është në krye të klasifikimit me 85 pikë, pas tij Napoli me 73 dhe Roma me 71 pikë.

Festimet kanë nisur e tashmë Allegri dhe lojtarët e tij mund të shkojnë të qetë drejt finales së Kupës së Italisë përballë Milanit.

Shperndaje