Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016 – Usain Bolt thyen rekord: “Dua të jem mes Muhammad Ali e Pele!”

Rio 2016 – Usain Bolt thyen rekord: “Dua të jem mes Muhammad Ali e Pele!”
August 19
09:21 2016

Usain Bolt, pasi ka triumfuar në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike, ka arritur edhe një tjetër fitore duke dalë i pari edhe në garën e 200 metrave.

Për xhamajkianin kjo është medalja e tetë e artë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike.

Usain Bolt është i vetmi që ka arritur fitore të dyfishtë në tri Olimpiada rresht: Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016.

Pas fitores, kampioni u shpreh: “Po kërkoj të jem një nga më të mëdhenjtë. Të jem mes Muhammad Ali e Pelé. Shpresoj të jem në atë lartësi pas këtyre lojërave”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje