Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016, Rivaldo paralajmëron: “Mos ejani në Brazil!”

Rio 2016, Rivaldo paralajmëron: “Mos ejani në Brazil!”
May 09
18:45 2016

Nëpërmjet profilit të tij në Instagram, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Milanit paralajmëron tifozët nga mbarë bota:

“Në Brazil ndodhin gjëra nga më të këqijat. Mos ejani në Rio për Lojrat Olimpike!” – ka qenë mesazhi i talentit brazilian.

Rivaldo krahas mesazhit ka postuar edhe një foto të një personi të mbetur të vrarë po atë ditë.

“Këshilloj të gjithë që kanë planifikuar të vizitojnë Brazilin apo të vijnë për Lojrat Olimpike të Rios, që të qëndrojnë në vendin e tyre. Këtu ju rrezikohet jeta! Për të mos folur për spitalet publike, mosfunksionimin e tyre, apo për gjithë problemet e politikës braziliane. Vetëm Zoti mund ta ndryshojë situatën në të cilën ndodhet vendi ynë.” – e mbyll ylli i futbollit mesazhin e tij të trishtë!

Komento