Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016: Përjashtohet nga Lojërat Olimpike e vetmja atlete ruse që u lejua të garojë

Rio 2016: Përjashtohet nga Lojërat Olimpike e vetmja atlete ruse që u lejua të garojë
August 14
11:38 2016

Atletja ruse e hedhjes me kërcim, Daya Klishina, është përjashtuar nga Lojërat Olimpike nga një kërkesë e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës. Më herët, ekipi rus nuk u lejua të garojë në “Rio 2016” si pasojë e një skandali dopingu që u zbulua tek ata. Por Klishina kishte vërtetuar se ajo nuk ishte pjesë e skandalit, ndaj dhe ishte lejuar që të merrte pjesë në gara.

Pak para se gara e hedhjes me kërcim të niste, sportistja nuk është lejuar të marrë pjesë sepse, sipas një raporti, është treguar se Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka marrë një informacion të ri, sipas të cilit edhe ajo ka qenë e përfshirë në skandalin e skuadrës ruse.

“Unë jam një atlete e pastër dhe e kam provuar këtë gjë shumë herë. Stërvitem në SHBA prej 3 vitesh dhe jam testuar gjithnjë për doping në çdo event ku kam marrë pjesë. Unë jam thjesht një viktimë e një sistemi që dëshiron të manipulojë sportin tonë të bukur për shkaqe politike. Unë do të vazhdoj luftën time ligjore për të provuar se jam një atlete e pastër”, – ka reaguar Klishina pas përjashtimit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje