Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016 – Neymar thyen rekord!

Rio 2016 – Neymar thyen rekord!
August 17
19:49 2016

Neymar thyen rekord në Lojërat Olimpike “Rio 2016”!

Sipas të dhënave të FIFA-s, sulmuesi brazilian ka shënuar golin më të shpejtë në historinë e këtij kompeticioni, në ndeshjen që sapo u mbyll, ku Brazili fitoi me rezultatin 6-0 ndaj Kombëtares së Hondurasit.

Lojtarit të Barcelonës iu deshën vetëm 15 sekonda për të shënuar, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të Janine Becker të Kombëtares Kanadeze të femrave, e cila shënoi pas 19 sekondave lojë.

Paraqitja e mirë e Neymar u vulos edhe nga një gol në minutën e 91-të e nga 2 asiste që dha për shokët e skuadrës, të cilët u konkretizuan në gola. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje