Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016: Ndjekësit “kryqëzojnë” sportistët mbipeshë; ja reagimi i tyre…

Rio 2016: Ndjekësit “kryqëzojnë” sportistët mbipeshë; ja reagimi i tyre…
August 12
09:21 2016

Edhe pse sportistët që kanë mundësinë të garojnë në Lojërat Olimpike të këtij viti në Rio, janë lodhur për të arritur deri aty fal punës së madhe dhe talentit, sërish kjo nuk mjafton që disa njerëz të mos “tallen” apo shajnë trupat e tyre.

Gjimnastja meksikane Aelxa Morno e cila u kthye në shënjestër për një shumicë njerëzish në rrjete sociale, nuk është ndjerë aspak mirë teksa është krahasuar me trupat e kafshëve si derri apo lopa. Të gjitha ofendimet për sportisten nuk kishin asnjë lidhje me ushtrimet që ajo po performonte, të cilat ishin të një vështirësie të lartë por e kundërta, ndjekësit janë marrë me pamjen, ose ashtu siç ata thonë: me mbipeshën e saj.

Megjithatë fill pasi Morno u kualifikua për në raundin tjetër, filluan edhe reagimet pro saj. “Do të doja të shihja këta që tallen me trupin e Alexa Moreno-s të bënin ato lëvizje të frikshme që bën ajo!” – ka thënë njëri prej tyre.

Lidhur me këtë temë ka reaguar edhe notarja Amanda Beard e cila është shprehur: “Nëse e ke barkun me muskuj kjo nuk të jep avantazh me kundërshtarin, as bicepsi tek krahu nuk të bën më të mirë. Puna e madhe, talenti dhe të japësh zemrën në garë; këto janë elementët që të çojnë në fitore!” – ka thënë ajo.

Morno nuk ka qenë e vetmja e cila është “tallur” nga ndjekësit në rrjete sociale. Edhe notari Nobel Kiros Habte, i cili nuk arriti të jepte një performancë të mirë në garë u shoqërua me tallje për trupin e tij dhe për kilet e tepërta.  Por ky i fundit, ndryshe nga të tjerët në një mënyrë mjaft sportive i ka kthyer përgjigje të gjithëve: “Jam shumë i lumtur sepse është hera e parë që garoj në Lojërat Olimpike. Doja të bëja diçka ndryshe për vendin tim, ndaj zgjodha notin. Çdo ditë kur zgjohemi në Etiopi ne vrapojmë por asnjëherë nuk praktikojmë notin. Ndaj nuk doja të vrapoja, doja të isha notar!” – ka përfunduar ai.

Notarja Amanda Beard ka nisur edhe një fushatë për të sensibilizuar të gjithë këta komentues që shënjestrojnë negativisht trupat e sportistëve duke thënë se pjesa e bukur e Lojërave Olimpike është pikërisht kjo; që kemi mundësinë të shikojmë trupa të ndryshëm të kryejnë befasi sportive. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje