Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016 – Ky është çifti që shkroi historinë: garë, dashuri dhe medalje!

August 17
09:47 2016

Sportistja Laura Trott fitoi medaljen e katërt të artë olimpike, ndërkohë që i dashuri i saj, Jason Kenny, fitoi medaljen e tij të gjashtë të artë. Me një llogaritje, çifti i ri numëron 10 medalje të arta të fituara në Lojërat Olimpike.

Ata janë çifti më i suksesshëm në historinë e Lojërave Olimpike dhe pritet që të martohen muajin që vjen. Ata bashkë janë njohur dhe dashuruar teksa garonin në Lojërat Olimpike në Londër, në 2012-n.

Vetë Trott ka thënë se me shumë mundësi Lojërat Olimpike që do të mbahen pas 4 vitesh do ta gjejnë atë nënë, pasi po e pret me padurim këtë moment. Bashkangjitur një fotoje të të dyve në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë: “Të dua Jason Kenny! Fëmijët tanë duhet të trashëgojnë disa gjene të mira prej nesh apo ajo?” – duke iu referuar kështu fitoreve të të dyve.

Të dy kanë shfaqur emocione të papërshkrueshme teksa ndiqnin fitoret e njëri-tjetrit. I gjithë stadiumi ka pasur ovacione dhe është prekur në momentin që çifti është fotografuar duke mbajtur me krenari medaljet e arit në qafë.

Shperndaje