Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016 – Kushtet skandaloze trembin pjesëmarrësit

Rio 2016 – Kushtet skandaloze trembin pjesëmarrësit
July 26
18:36 2016

Rio 2016 cilësohet një katastrofë ende pa filluar!

Pas mushkonjave, që transmetojnë virusin Zika dhe kushteve të këqija të fshatit olimpik, tashmë alarmi vjen nga cilësia e ujit të detit ku do të zhvillohet një prej garave.

Që ujërat e Rios përmbanin objekte jo pak të dëmshme për jetën e njeriut, dihej prej muajsh, ama studimi i fundit ofron një pasqyrë edhe më të përkeqësuar se më parë.

Aty ku më 15 dhe 16 gusht do të “zbresin” protagonistët e 10 kilometrave në not të lirë, janë gjetur kufoma njerëzish pas konflikteve të ndryshme mes bandave rivale. Gjithashtu, si pjesë e përditshmërisë, mund të gjenden edhe trupa të dekompozuar qensh e macesh. Ekspertët thonë që në ato ujëra mund të gjenden edhe përbërës që mund të rezultojnë fatalë për njeriun.

E pra, kushtet duken më keq se ç’ishin menduar muaj më parë.

Natyrshëm lind pyetja: Cilat kritere duhen plotësuar për t’u përzgjedhur si vend organizator?  /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje