Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dënon xhudistin egjiptian

Rio 2016: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dënon xhudistin egjiptian
August 16
16:35 2016

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka dhënë një dënim shembullor për xhudistin egjiptian El Shehaby, i cili refuzoi t’i shtrëngonte dorën kundërshtarit të tij izraelit, Or Sasson, i cili e eliminoi.

Ngjarja aspak sportive ndodhi pak ditë më parë në përballjen e peshave mbi 100 kilogramë. Pas mbylljes së garës, izraeliti iu afrua rivalit për t’i dhënë dorën, por ai u largua duke lëvizur kokën. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai nuk ka kryer as ritin e përkuljes, që karakterizon këtë sport.

El Shehaby nuk u prek aspak edhe nga fishkëllimat e publikut.

Për këtë gjest, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) e ka dërguar në shtëpi sportistin.

“Gjesti i egjiptianit ishte në kundërshtim me normat e “Fair play”-t dhe kundër shpirtit të miqësisë prezent në vlerat olimpike”, – thuhet në deklaratën e komitetit. /Blitz.al/

Shperndaje