Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016: Kampioni Bolt “rrëmben” edhe medaljen e 9 të artë në Lojërat Olimpike

Rio 2016: Kampioni Bolt “rrëmben” edhe medaljen e 9 të artë në Lojërat Olimpike
August 20
09:02 2016

Tanimë xhamajkani Usain Bolt është kthyer në legjendë. Pas dy fitoreve në garën e 100 metrave dhe 200 metrave, ai ka fituar medaljen e artë edhe në garën në stafetën 4 x 100. Me këtë fitore ai do të largohet nga Rio me plot 3 medalje të arta.

Në fakt, kjo nuk është diçka e re për të duke qenë se ka fituar 3 medalje të arta në Londër dhe 3 medalje të arta në Pekin. Për herën e tretë radhazi, Usain Bolt ka mundur të marrë në shtëpi nga 3 medalje të arta prej Lojërave Olimpike.

Pas triumfit ai foli vetëm pak fjalë pasi ishte shumë i emocionuar: “Ndodhi suksesi dhe unë jam i lumtur dhe krenar për veten. Ëndrra u bë realitet”, – tha kampioni. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje