Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016: Historike! Majlinda Kelmendi në finale

Rio 2016: Historike! Majlinda Kelmendi në finale
August 07
22:00 2016

Përpara pak çastesh, sportistja që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike, ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale. Xhudistja shqiptare ka mundur në gjysmëfinale kinezen Misato Nakamuras.

Kelmendi jo vetëm ka të gjitha mundësitë për të fituar medaljen e artë por ajo ka shënuar një rekord për herë të parë në trojet shqiptare, pasi së paku sportistja do të kthehet në atdhe me medaljen e argjendtë.

Në finalen që do të mbahet sot në 22:40, Kelmendi do të ndeshet me xhudisten italiane, Odette Giuffrida. Deri atëherë jemi duke kryqëzuar gishtat, duke i uruar sa më shumë suksese sportistes shqiptare që po na përfaqëson denjësisht në Rio! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje