Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Rio 2016” – Historia prekëse e sirianes që i shpëtoi vdekjes dhe garon në Lojërat Olimpike

“Rio 2016” – Historia prekëse e sirianes që i shpëtoi vdekjes dhe garon në Lojërat Olimpike
June 05
17:53 2016

Historia e 18-vjeçares siriane Yusra Mardini është vërtet rrëqethëse!

E rritur në Damask, vetëm një vit pasi iu desh të notonte drejt brigjeve të Greqisë për t’i shpëtuar vdekjes, ajo do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Së bashku me 20 persona në bordin e një gomoneje të vogël, Mardinit iu desh të përjetonte momente tmerri kur motori ndaloi së punuari. Për fatin e mirë të saj dhe të dy njerëzve të tjerë të cilët dinin not, arritën të shpëtonin duke notuar për rreth 3 orë, për të arritur në Lesbo.

Më pas, në shtator të vitit 2015, ajo arriti në Berlin, Gjermani, aty ku sot jeton me familjen e ku stërvitet.

“Dua të përfaqësoj të gjithë refugjatët pasi dua t’u tregoj të gjithëve se pas dhimbjes, pas stuhisë, vijnë ditë të qeta. Dua të jem një frymëzim për ta, në mënyrë që të bëjnë diçka të mirë për jetën e tyre”, – shprehet 18-vjeçarja, e cila do të garojë në 200 metra not, stil i lirë.

Skuadra e refugjatëve do të përbëhet nga 10 pjesëtarë e do të trajtohet si çdo skuadër tjetër. Pjesë e saj do të jenë dy notarë, një prej të cilëve është pikërisht Yusra.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij grupi janë persona të larguar nga dhuna dhe përndjekjet në vendet e tyre, të cilët kanë gjetur strehim në vende si Belgjika, Gjermania, Luksemburgu etj.

Komento