Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016- Gjesti protestues që mund ti rrezikojë jetën atletit etiopian

Rio 2016- Gjesti protestues që mund ti rrezikojë jetën atletit etiopian
August 22
12:06 2016

Atleti nga Etiopia Feyisa Lilesa ka kryqëzuar duart në vijën e finishit në maratonën e meshkujve në shenjë proteste ndaj masave të ashpra të qeverisë etiopiane dhe mbi mospajtimin politik.

Kët të dielë në maratonën e Lojërave Olimpike Rio 2016 Lilesa fitoi medaljen e artë.  Kryqëzimi i duarve mbi kokë një veprim  të cilin Lilesa e ka përsëritur dhe gjatë një interviste për të tërhequr vëmendjen  ndaj persekutimit që qeveria i bën popullit të Oromos dhe pohoi se me këtë e ka vënë veten në rrezik aq sa tanimë nuk mund të kthehet në shtëpi.

“Me të vërtetë mendoj se ose do të vritem ose do të burgosem”- është shprehur ai.

Shumë nga pjesëtarët e familjes së tij janë në burg dhe Lilesa është shprehur i shqetësuar për sigurinë e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Megjithatë është ende e paqartë nëse gjesti i tij me krahët do të ndikojë në medaljen pasi më herët Komisioni i Lojërave Olimpike i ka “zhvlerësuar” atletët nga fitorja e medaljes nëse kanë bërë veprime apo protesta politike gjatë pjesmarrjes në event. Sipas organizatave jofitimprurëse thuhet se qeveria në Oromo është treguar brutale në qetësimin e situatave  në vend, ndonjëherë duke përdorur shpesh dhe municione./Blitz.al/

Shperndaje