Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016 – Frymëmarrje për rusët. Jo dënim kolektiv!

Rio 2016 – Frymëmarrje për rusët. Jo dënim kolektiv!
July 24
20:58 2016

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(CIO) ka vendosur të mos përjashtojë Rusinë nga Lojrat Olimpike të Rio 2016!

Do të jenë vet të gjitha federatat të cilat do të marrin vendimin që i duket i drejtë. Pra, bie poshtë vendimi i mërparshëm i përjashtimit kolektiv të atletëve rusë, gjë që shkaktoi shumë pakënaqësi e polemika!

Liderët i CIO-s u mblodhën në Lozanë në një konferencë për të vendosur nëse duheshin ndaluar ose jo të gjitë atletët, por pak pas orës 16:00 erdhi përgjigja pozitive.

Kujtojmë se ka qenë Agjencia Ndërkombëtare Antidoping dhe disa agjenci të tjera të këtij lloji që i kishin sugjeruar CIO-s ndalimin kolektiv, por vendimi i sotëm u mor për të ruajtur një ekuilibër mes dënimit kolektiv dhe drejtësisë individuale.

Lojrat Olimpike në Rio nisin më 5 gusht, deri më datë 21 të të njëjtit muaj. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje