Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rio 2016: Fat i keq për Kosovën! Lëndohet pretendentja për medalje, Nora Gjakova

Rio 2016: Fat i keq për Kosovën! Lëndohet pretendentja për medalje, Nora Gjakova
August 06
10:31 2016

Pas Majlinda Kelmendit, shpresa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës është te xhudistja Nora Gjakova, e cila ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit.

Mirëpo, siç bën me dije “Telegrafi”, gazetari i RTK-së, i cili raporton për Lojërat Olimpike direkt nga Rio, ka treguar se sipas burimeve konfidenciale, Gjakova ka pësuar një lëndim.

Theksojmë se gara e xhudos zhvillohet të dielën dhe kjo e vështirëson edhe më tepër pjesëmarrjen e Norës. Nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz që mos t’i lejojë sportistes të marrë pjesë në garë, por për një dëmtim që mund të kthehet në problem për të arritur rezultatin që presin të gjithë.

Ende jemi në pritje të një konfirmimi zyrtar nga ekipi olimpik i Kosovës lidhur me këtë incident.

 

Shperndaje