Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthim i bujshëm? Kovaçiç drejt Milanos, por jo tek Interi…

Rikthim i bujshëm? Kovaçiç drejt Milanos, por jo tek Interi…
March 30
08:38 2016

Vetëm pak muaj pasi është larguar nga ekipi i Interit, Mateo Kovaçiç mund të rikthehet në qytetin e Milanos. Ky lajm po bën jehonë në Itali, për vetë faktin se këtë herë, destinacioni i tij mund të jetë Milani.

E përditshmja “Il Corriere dello Sport” na kujton se si që verën e kaluar, mesfushori kroat ka qenë në listën e të preferuarve të Gallianit, tentativë që rezultoi pa fat, pasi Kovaçiç u transferua në Spanjë, te Real Madrid.
Ndryshe nga vera që shkoi, këtë vit shpresat e kampit kuqezi janë më të mëdha, duke qenë se Kovaçiç nuk duket të jetë në grupin e preferuar të trajnerit Zidane, gjë që e bën atë të mendojë për një rikthim në Itali, aty ku edhe u bë i njohur për talentin e tij.

Marrëdhëniet e mira prej vitesh me drejtuesit e Realit të Madridit dhe vullneti i lojtarit mund të bëjnë që Milan të përfitojë nga situata e të marrë hua futbollistin për sezonin e ardhshëm. Kjo lëvizje nuk do të hidhte plotësisht investimin e vjetshëm të Florentino Perez, i cili i pagoi Interin rreth 29 milionë euro, plus 5 bonus.

Në skuadrën aktuale të Milanit, Kovaçiç do të ishte lojtari ideal për t’u pozicionuar pas 2 sulmuesve, rol që aq shumë i pëlqen presidentit Silvio Berlusconi.

Komento