Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Itali-Gjermani, miqësorja e dy armiqve të përjetshëm. Formacionet…

Rikthehet Itali-Gjermani, miqësorja e dy armiqve të përjetshëm. Formacionet…
November 15
16:44 2016

Sot në mbrëmje në orën 20:45 do të “përplasin brirët” me njëra-tjetrën dy prej kombëtareve më elitare të futbollit botëror, Italia dhe Gjermania. 4 herë kampionet e botës do të luajnë në një miqësore luksi në stadiumin “Giuseppse Meazza” të Milanos në sfidën e 35-të mes tyre.

Në shumicën prej sfidave të luajtura mes panzerave dhe azzurrëve, këta të fundit kanë triumfuar, sidomos kur bëhet fjalë për sfidat më me peshë në botërorë ose europianë.

Por ky vit ka anuar më tepër nga gjermanët, që i kanë mposhtur 2 herë italianët, ku vlen të përmendet eliminimi në çerekfinale të Europianit me penallti.

Ndeshja është në letër një miqësore, por spektakli është i sigurt, pasi në futboll dhe fusha të tjera të jetës mes 2 kombeve elitare europiane ka pasur përherë rivalitet.

Këto janë formacionet e mundshme në prag të ndeshjes.

ITALIA (3-4-3): Buffon; Rugani, Bonucci, Romagnoli; Zappacosta, Parolo, Verratti (ose De Rossi), Darmian; Eder, Belotti, Immobile. Trajner: Ventura
GERMANIA (4-2-3-1): Leno; Kimmich, Hummels, Howedes, Gerhardt; Weigl, Rudy; Mueller, Goretzka, Gnabry; Goetze. Trajner. Loew

Komento
Shperndaje