Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Formula 1. Dominon Hamilton!

Rikthehet Formula 1. Dominon Hamilton!
March 18
10:52 2016

Mercedesi i kampionit të botës në fuqi, Lewis Hamilton, regjistroi kohën më të mirë në provat e lira të Australisë. I dyti renditet Marc Hulkenberg e pas tij në vendin e tretë finlandezi Raikkonen. Plot 2 sekonda është diferenca që ka me kryesuesin gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel.

Për të gjithë të apasionuarit, këtë fundjavë rikthehet kampionati i Formula 1, me garën e Australisë. Gjithçka rinis ashtu siç u mbyll sezonin e kaluar, me kampionin e botës Lewis Hamilton që regjistroi kohën më të mirë (1 min 38.841 sek) në dy pjesët e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Australisë.
Pasi mbylli në krye pjesën e parë të provave, të ndikuara nga shiu i rrëmbyeshëm, britaniku bëri të njëjtën gjë edhe në pjesën e dytë. Gjithsesi, një ditë jo plotësisht e lumtur për skuderinë Mercedes, së cilës iu desh të humbte makinën tjetër, atë të pilotit Nico Rosberg, i cili humbi kontrollin në kthesën 7 duke u përplasur me muret anësore.

Shenja jo të mira për Ferrarin, që arrin vendin e 3-të me Kimi Raikkonen dhe të 8-in me Sebastian Vettel, plot 2 sekonda pas kryesuesit. Rezultat që “tradhton” disi pritshmëritë e parasezonit, kur nga italianët vinin deklarata optimizmi për një sezon të ri si protagonistë.

Shperndaje