Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ribery: Ëndrra jonë dhe e Pep Guardiolës është të fitojmë Champions League (foto)

Ribery: Ëndrra jonë dhe e Pep Guardiolës është të fitojmë Champions League (foto)
April 03
18:45 2016

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern, Frank Ribery, ka folur në një intervistë për sfidën e së martës ndaj Benfikës, për Pep Guradiolën, gjithashtu për dy lojtarët që shihen si e ardhmja e Bayernit, Douglas Costa e Kingsley Coman.

“Sigurisht që Pep dëshiron Champions-in. Ai ka fituar kampionatin dhe kupën, por jo Europën. Ndaj është ëndrra e tij dhe e jona. Futbollit nuk i dihet, por nëse e fiton këtë trofe, Pep shkon me besim drejt City-t. Pra, ai është më i motivuar.

Ardhja e Coman dhe Costa? Është gjë e mirë sepse tani mund të bëjmë rotacion me lojtarë të tjerë të nivelit të lartë. Hidhini një sy sezonit që shkoi: u ndeshëm me Barcelonën pa mua, Davidin, Arjenin etj. dhe vuajtëm. Tani kemi një grup më të madh me më shumë cilësi. Kjo ka shumë rëndësi nëse duam sukses të nivelit më të lartë.

E marta? Nuk po luajmë kundër Realit apo Barcelonës, por është çerekfinale Champions dhe gjithmonë është një përballje e fortë. Skuadrat e mbetura janë mjaft të mira. Ato besojnë te vetja dhe kanë lojtarë të mëdhenj. Ndaj duhet të luajmë me 100% motivim dhe fuqi të plotë. Duhet të përqendrohemi te loja jonë dhe të sulmojmë si zakonisht”,- tha Ribery.

Komento
Shperndaje