Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Karim Benzema!

Revoltohet Karim Benzema!
March 16
00:17 2016

Shumë dashamirës të futbollit dhe ndjekës të Karim Benzemas e kujtojnë ngjarjen e pak muajve më parë, që pati si protagonistë francezin e Real Madridit dhe Mathieu Valbuena. Një histori e komplikuar shantazhi, që e shtyu Valbuenan ta denonconte shokun e skuadrës së Kombëtares, gjë që hapi valën e skandalit në Francë.

Sot, muaj më pas, Karim Benzema gjendet ende në shënjestër të shumë kritikëve, që nuk e duan kthimin e futbollistit në Kombëtaren Franceze, gjë që e ka acaruar së tepërmi sulmuesin madrilen.
Sipas ministrit të Sportit në Francë, Patrick Kanner, është i papranueshëm rikthimi i Benzemas në grupin e drejtuar nga Didier Deschamps, pavarësisht se Gjykata e Versajës dha masën që sulmuesi mos të ketë kontakte me Valbuenan. Një gjë e tillë, sipas tij, do të vinte në dyshim respektit kundrejt Kombëtares.

Deklaratës së ministrit të Sportit i bashkohet edhe ajo e kryeministrit Manuel Valls, i cili shprehet: “Për të rinjtë, një sportist i madh duhet të jetë në radhë të parë një shembull, i cili mban përgjegjësi për gjithçka thotë apo bën”.
Po kaq e fortë është edhe kundërpërgjigjja e Karim Benzemas, i cili në profilin e tij në Twitter shkruan:

Twitter

“12 sezone si profesionist: 541 ndeshje të luajtura, 0 kartonë të kuq, 11 kartonë të verdhë! Dhe disa njerëz komentojnë shembullin tim?”

E pra… kush më mirë sesa statistikat në fushë tregojnë për karrierën e një futbollisti?

Gjithsesi, kjo nuk hedh poshtë vërtetësinë e akuzave për përfshirjen e tij në një përpjekje për shantazh nëpërmjet një videoje seksi ku shihej Valbuena.
Pavarësisht këtyre, në fund do të jetë trajneri Deschamps ai që do të vendosë rreth së ardhmes së Benzemas në Kombëtare. Deri tani, shenjat duken pozitive…

Komento
Shperndaje