Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Antonio Conte. Nainggolan ‘zbulon’ kontaktet mes tyre

Revoltohet Antonio Conte. Nainggolan ‘zbulon’ kontaktet mes tyre
June 10
18:28 2016

Trajneri i kombëtares italiane Antonio Conte, i cili është në prag të ndeshjes së parë për Euro 2016 kundër Belgjikës, është shprehur i nervozuar përsa i përket fjalëve të Radja Nainggolan në lidhje me një takim të mundshëm mes tyre!

“Kam folur me Conte-n, më kërkon tek Chelsea!” – ka deklauar mesfushori i Romës, fjalë të cilat nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit i cili gjithmonë ka mohuar kontaktet me futbollistin.

Pas këtyre deklaratave ‘në distancë’, që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, Conte-s i hapet një problem tjetër, përveç atij të drejtimit të një skuadre plot probleme!

“Përsëri më duhet të flas për këto gjëra?” – i është përgjigjur trajneri gazetarëve të cilët e pyesnin rreth kësaj çështjeje.

E pra, problemet e Conte-s tashmë janë në disa fronte; fillimisht ka të bëjë me çështjen e besimit, pasi ai përherë është shprehur se është 100% i përqëndruar tek kampionati europian që fillon sot, e nuk mendon për skuadrën e tij të ardhshme, Chelsea.
Së dyti, ekziston edhe problemi ligjor e i rregulloreve në këtë mes, pasi përveç faktit që Conte po kryen dy funksione njëkohësisht, ka komunikuar me një lojtar ende në kontratë me një skuadër tjetër, gjë që është e ndaluar!

Komento