Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rekordi që pritet të thyejnë shqiptarët sot në Francë

Rekordi që pritet të thyejnë shqiptarët sot në Francë
June 15
15:09 2016

Faqja zyrtare e UEFA-s për kampionatin europian “France 2016” ka shpërndarë ditën e sotme 11 foto ku shfaqen tifozët kuq e zi, të cilët janë lyer me ngjyrat e flamurit kombëtar teksa po mbështesin skuadrën tonë kombëtare.

“A do të munden fansat e Kombëtares Shqiptare të Futbollit të na sigurojnë një tjetër spektakël sonte?”, – shkruan në albumin fotografik UEFA EURO.

Tifozët e kombëtares në Francë na kanë premtuar një spektakël të vërtetë sot, teksa do të shpalosin flamurin më të madh të parë ndonjëherë, me përmasa 150m me 70m, me sipërfaqe rreth 11 mijë metra katrorë, në një nga plazhet e Marsejës, kjo sepse përmasat e tribunës në stadium janë shumë herë më të vogla se përmasat reale të flamurit.

Ky flamur do të bëjë të mundur që tifozët shqiptarë të hyjnë në librin e rekordeve Guiness për flamurin më të madh të shpalosur në botë.

Hapja e flamurit do të bëhet para ndeshjes Shqipëri-Francë që do të luhet mbrëmjen e sotme, në mënyrë që të filmohet dhe t’u tregohet lojtarëve të kombëtares që të shërbejë si frymëzim për ta.

Paçi fat!

Komento
Etiketimet
Shperndaje