Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rekord: Buffon në histori!

Rekord: Buffon në histori!
March 21
10:25 2016

Më në fund ndodhi ajo që të gjithë tifozët e Juventusit dhe admiruesit e portierit Gianluigi Buffon prisnin prej kohësh: portieri italian thyen rekord për mbajtjen të paprekur të portës për plot 974 minuta.

Ruajtësi i portës së Juventusit nuk pësoi gol në 4 minutat e para të ndeshjes së djeshme kundër Torinos, duke thyer kështu rekordin e arritur nga ish-portieri i Milanit, Sebastiano Rossi, në vitin 1993-1994! (929 minuta).
Pra sot numri 1 i kampionatit italian të futbollit është Buffon, dhe vështirë që ky sukses të arrihet lehtë nga pasardhësit e tij!
Më poshtë, disa statistika rreth performancës së portierit në këtë sezon të Serisë A:

 

926 – minuta i pamposhtur para ndeshjes së djeshme Torino-Juventus.

974 – rekordi i ri: ky ishte momenti kur Belotti i Torinos shënoi me 11-metërsh.

10 – “pastrimet” e zonës rresht, rezultat i panjohur më parë në Serinë A.

70 – ditë të kaluara pa pësuar gol, deri në atë të realizuar dje nga Belotti.

21 – gjuajtje në portë drejt tij, gjatë kohës që qëndroi i pamposhtur.

22 – pritjet e Buffon, gjatë kohës që ruajti portën të paprekur.

3 – numri maksimal i goditjeve në portë të pësuara nga Buffon në një ndeshje të vetme.

2.17 – goditjet mesatare të pësuara nga Buffon, në sezonin 2015-2016.

4 – numri maksimal i pritjeve të realizuara nga Buffon në një ndeshje të vetme: më 17 janar kundër Udinezes.

8 – numri i pritjeve nga gjuajtjet nga brenda zonës.

14 – numri i pritjeve nga gjuajtjet nga jashtë zonës.

76.56% – përqindja e pritjeve të Buffon në sezonin 2015-2016.

67.44% – përqindja e pritjeve të gjuajtjeve në portë, para se të fillonte numërimi i ndeshjeve rresht pa pësuar gol.

 

Komento
Shperndaje