Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rei Manaj i shpreh dashurinë Interit

Rei Manaj i shpreh dashurinë Interit
April 21
19:25 2016

Fitorja e Interit kundër Juventusit në finalen e Kupës së Italisë për të rinj javën e kaluar, pa si protagonist shqiptarin Rei Manaj.
Në një intervistë të dhënë për “Inter Channel”, sulmuesi komenton eksperiencën e tij të parë si interist, duke zbuluar dhe një prapaskenë interesante.

“Jam i lumtur për Trofeun TIM dhe për të gjithë atmosferën e sektorit të të rinjve. Në skuadrën e parë të gjithë më trajtojnë mirë. Kam krijuar një marrëdhënie të afërt me Gary Medel, i cili më këshillon e më ‘tërheq veshin’ sa herë gaboj!” – shprehet Manaj.

Më tej, për kënaqësinë e të gjithë tifozave interistë, ai shton:
“Kur mësova rreth mundësisë për të ardhur këtu, nuk pata asnjë dyshim nëse do të zgjidhja Interin apo Juventusin.”

Rei Manaj shihet si një ndër sulmuesit e rinj më interesantë për momentin në arenën europiane.