Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Refuzoi penalltinë në favor të tij, fansat duartrokasin gjestin e Messit

Refuzoi penalltinë në favor të tij, fansat duartrokasin gjestin e Messit
March 11
23:23 2019

Lionel Messi vodhi zemrat e fansave edhe një herë në ndeshjen e fundjavës, Barcelona- Rayo Vallecano. Skuadra e tij doli fitimtare, ndërsa ai tregoi klasin që ka.

Messi i kërkoi arbitrit të mos japë një goditje dënimi në favor të tij. Si fillim, ai tejkaloi dy lojtarë me lëvizjet e shpejta të tij, por tek i treti pati një pengesë. Messi humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, kështu që arbitri kërkoi një rishikim të VAR në lidhje me incidentin.

Por ishte vetë futbollisti që i tha menjëherë se nuk kishte lëvizje të parregullta, dhe ai thjesht ishte rrëzuar vetë. Loja vazhdoi dhe ndjekësit në Twitter e vlerësuan gjestin e tij.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje